E papritura ndodhë në ndeshjen Tottenham - Newcastle

E papritura ndodhë në ndeshjen Tottenham - Newcastle

Sport August 25, 2019 - 19:31
Detajet

Tottenhami ka pësuar humbje të papritur nga Newcastle United në kuadër të javës së tretë në Premierligë.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Tottenham Hotspur Stadium", vendasit janë mposhtur nga Newcastle me rezultat 1:0, shkruan Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Joelinton në minutën e 27-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, londinezët ishin më kërkues ndaj golit, por që ndeshja u mbyll me rezultat 1:0.

Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së Steve Bruce këtë edicion, e cila renditet në vendin e 19-të me vetëm tre pikë.

Nga ana tjetër, Tottenhami renditet në vendin e shtatë me vetëm katër pikë të grumbulluara./Zëri.info