Shotani: Kjo skuadër kosovare tashmë e ka paraqitur kandidaturën për titull

Shotani: Kjo skuadër kosovare tashmë e ka paraqitur kandidaturën për titull

Sport August 25, 2019 - 22:00
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Fitoren e parë këtë edicion pas dy xhirosh e ka regjistruar edhe Drita, e cila sot mposhti Flamurtarin me rezultat 3:0.

Duke e komentuar skuadrën e Dritës, trajneri i Vushtrrisë, Bekim Shotani thotë se gjilanasit janë për titull.

"Drita tashmë e ka paraqitur kandidaturën për titull", tha Shotani në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Si Drita, ashtu edhe çdo skuadër do të kenë probleme gjatë kampionatit, si me lëndime dhe me rënie të formës", shtoi ai./Zëri.info