Trajneri kosovar: Këta futbollistë e dhanë maksimumin në fushë

Trajneri kosovar: Këta futbollistë e dhanë maksimumin në fushë

Sport August 25, 2019 - 22:48
Detajet

Sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, lider është Trepça'89 me katër pikë, e përcjellur nga Ballkani me po aq pikë.

Drenica shkaktoi befasinë e javës duke mposhtur Llapin me rezultat 3:0.

Ndërkaq, trajneri kosovar Besnik Kollari ka thënë se futbollistët drenicas dhanë maksimumin.

"Futbollistët e Drenicës dhanë maksimumin në të gjitha pjesët e fushës", tha Kollari në "2 me 1", përcjell Zëri.info.

"Ndërkaq, Llapi hyri në ndeshje duke e ditur se ka fond të lojtarëve në të gjitha repartet", shtoi ai./Zëri.info