Trajneri i Kosovës 'godet' papritur: Kjo skuadër nuk ka futbollistë të mirë

Trajneri i Kosovës 'godet' papritur: Kjo skuadër nuk ka futbollistë të mirë

Sport August 25, 2019 - 22:52
Detajet

Sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, lider është Trepça'89 me katër pikë, e përcjellur nga Ballkani me po aq pikë.

Vushtrria pas dy ndeshje numëron vetëm një pikë, derisa sot barazoi 1:1 me Trepçën'89.

Kurse, trajneri Besnik Kollari nuk është i bindur nga skuadra e Bekim Shotanit.

"Skuadra e Vushtrrisë ka sjellur së fundmi disa përforcime, por që nuk ka skuadër të mirë", vlerësoi Kollari në "2 me 1", përcjell Zëri.info.

"Kurse, sot Trepça'89 nuk kishte guximin të fitonte për shkak të disa individëve", shtoi ai./Zëri.info