Trajneri kosovar: Është e tepërt të flasësh për këtë skuadër

Trajneri kosovar: Është e tepërt të flasësh për këtë skuadër

Sport August 25, 2019 - 23:04
Detajet

Sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, lider është Trepça'89 me katër pikë, e përcjellur nga Ballkani me po aq pikë.

Drita e ka nisur edicionin e ri në Superligë me një humbje dhe një fitore, derisa tre-pikëshin e parë e mori sonte ndaj Flamurtarit.

Trajneri i Kosovës U-19 Ramiz Krasniqi i ka thurrur 'elozhe' skuadrës nga Gjilani.

"Është e tepërt të flasim për Dritën, janë një skuadër cilësore. Çfarë ka ndodhur në Ferizaj ishte vetëm një gafë e rastit", tha Krasniqi në "2 me 1", përcjell Zëri.info.

"Drita nuk duhej të humbaste ndaj Ferizajt, kurse ndaj Flamurtarit ishte bindëse", vlerësoi trajneri kosovar.

"Shpresojmë që nuk do t'i kushtojnë tre pikët e humbura ndaj Ferizajt", shtoi ai./Zëri.info