‘Dashuria’ e Aro Muric me Sterling bëhet virale

‘Dashuria’ e Aro Muric me Sterling bëhet virale

Sport September 11, 2019 - 14:19
Detajet

Arijanet Muriqi dhe Raheem Sterling kanë raporte shumë të mira shoqërore mes vete.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe ylli i Anglisë janë të dy bashkëlojtar tek kampioni i Ligës Premier, Manchester City.

Edhe pse në këtë sezon, Muriqi është huazuar në Championship te Nottingham Forest, shoqëria dhe raporti i tyre i mirë mes vete ende ekziston.

Kjo u pa edhe gjatë dhe pas ndeshjes së zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Image

Gjatë ndeshjes, Sterling lëshoi një rast, por në ngushëllim i doli pikërisht portieri i Kosovës, Muriqi, i cili e përqafoi atë duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.

Megjithatë, kjo nuk është video e vetme që është bërë virale pasi raporti i tyre u mirë u pa edhe në një video tjetër.

Në fund të ndeshjes dyshja e Cityt përshëndetën njëri tjetër, ndërsa Sterling e ‘nguci’ paksa duke i përkujtuar Muriqit se i ka shënuar gol me kokë.

Muriqi dhe Sterling u panë edhe në tunelin e stadiumit teksa shkëmbyen fanellat mes vete./Telegrafi