Ismaji për fitoren e Shqipërisë: Vetëm këto ngjyra dinë të japin këso emocione

Ismaji për fitoren e Shqipërisë: Vetëm këto ngjyra dinë të japin këso emocione

Sport September 11, 2019 - 14:26
Detajet

Shqipëria e ka mposhtur Islandën me rezultat 4:2 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e Edy Rejas shënuan fitore bindëse përballë vikingëve, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, mbrojtësi nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë Ardian Ismajli është shprehur tejet i lumtur me tre pikët e arkëtuara.

Image

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ismajli ka shprehur kënaqinë që dhuron Kombëtarja shqiptare.

“Çfarë ndeshje, çfarë emocione, vetëm këto ngjyra mund t’i dhurojnë”, shkroi Ismajli.

Ndryshe, Ismajli është titullar i padiskutueshëm te Kombëtarja shqiptare, derisa për paraqitjet e tij është vlerësuar lart kohëve të fundit./Zëri.info