UEFA ka diçka të madhe për Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë

UEFA ka diçka të madhe për Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë

Sport September 11, 2019 - 14:37
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Anglia mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “St Mary’s Stadium”, djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën me rezultat 5:3 në një ndeshje spektakolare, shkruan Zëri.info.

Dy-golësh për Kosovën dje shënoi mesfushori Valon Berisha i cili dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në fushën e lojës.

Paraqitja e Berishës ka rënë në sytë e mediave ndërkombëtare si dhe te shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

Image

UEFA ka përzgjedhur Berishën në mesin e katër futbollistëve me paraqitjet më të mira në ndeshjet e mbrëmshme.

Berisha është vendosur në mes të futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Cenk Tosun.

“Paraqitja individuale më e mirë në mbrëmjen e djeshme?”, ka shkruar “UEFA EURO 2020” në rrjetin social “Twitter”./Zëri.info

Image