Turan dënohet me burg

Turan dënohet me burg

Sport September 11, 2019 - 16:14
Detajet

Futbollisti turk, Arda Turan është dënuar me dy vjet dhe tetë muaj burgim të suspenduar, pasi qëlloi me armë brenda një spitali.

Ai u akuzua për nxitje të frikës dhe panikut, posedim ilegal të armëve dhe shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve.

Mesfushori turk, i cili për momentin është i huazuar në Istanbul Basaksehir nga Barcelona, ishte i përfshirë në një zënkë me këngëtarin turk Berkay Sahin, më 10 tetor të vitit 2018.

Sahini kishte mbetur me hundë të thyer pas këtij incidenti, ndërsa Arda shkoi në spital atë natë me një armë, duke gjuajtur në drejtim të tokës për të shkaktuar frikë.

Arda u akuzua për ngacmim seksual ndaj bashkëshortes së Berkay Sahinit, posedim ilegal të armëve, dëmtim të qëllimshëm dhe gjuajtje me armë.

Megjithatë, ai nuk pritet të kalojë kohë në burg, pasi që dënimi do të mbetet i suspenduar për aq kohë sa ai nuk bën telashe të tjera brenda një periudhe pesëvjeçare./Zëri