Nisja spektakolare e ndeshjes Kosovë - Angli nga Florim Canolli: Këtu janë rritur dy çikat tona më të mira, Rita Ora dhe Dua Lipa...

Nisja spektakolare e ndeshjes Kosovë - Angli nga Florim Canolli: Këtu janë rritur dy çikat tona më të mira, Rita Ora dhe Dua Lipa...

Sport September 11, 2019 - 21:26
Zbuloni detajet

Komentatori i SuperSport Kosovës, Florim Canolli, e ka bërë një hyrje spektakolare të ndeshjes Angli - Kosovë, e cila u zhvillua të martën në stadiumin 'St Mary's" në Southampton, shkruan Zëri.info.

Canolli e nisi ndeshjen me fjalët: "Mirëmbrëma të nderuar shikues të DigitAlb dhe SuperSport ju përshëndes nga Anglia, shteti që 20 vite më parë ndihmoni një popull të vogël që ta fitonte lirinë, tani Kosova është këtu për ta zhvilluar një ndeshje futbolli. Përveç mirënjohjes dhe respektit për Anglinë, ju kemi vënë edhe emrat fëmijë tanë Toni Bler. Këtu janë rritur dy çikat tona më të mira, Rita Ora dhe Dua Lipa dhe siç thotë Dua në mega-hitin e saj "New-Rules (tani jemi me rregulla të reja), dhe në tokën e anglezëve respektin padyshim që ju japim, por pikat duam që t'i marrin ne...", ishte nisja e Florim Canollit në fillim të ndeshjes, shkruan Zëri.info.

Ndryshe, Kosova e humbi këtë ndeshje me rezultat 5:3.

Anglia është lidere e Grupit A me 12 pikë, Republika Çeke me nëntë, Kosova me tetë dhe Mali i Zi me Bullgarinë me dy. /Zëri.info