Agjenti: Mund ta shoh Lautaron duke luajtur me Messin te Barça

Agjenti: Mund ta shoh Lautaron duke luajtur me Messin te Barça

Sport September 12, 2019 - 09:07
Detajet

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez nuk mund të ndalet së shënuari për Argjentinën dhe agjenti i tij ka thënë se ‘do të ishte mrekulli që ai të luante me Leo Messin te Barcelona’.

‘El Toro’ shënoi tre-golësh kundër Meksikës, që nënkupton se ai ka shënuar 12 gola në 14 paraqitje për Argjentinën, shkruan Zëri.info.

“Do të ishte e mrekullueshme ta shohim Lautaron duke luajtur me Messin te Barcelona”, tha agjenti Beto Yaque për “TyC Sports”.

“Është e mrekullueshme ta shohësh atë duke luajtur kështu, aq i relaksuar dhe i lumtur. Ai ka një kontroll të paparë në prekjen e parë dhe kjo krijon vështirësi për mbrojtësit kundërshtar”, vlerësoi Yaque.

Martinez dhe Interi do të përballen me Barcelonën e Messit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve pasi ndodhen në grupin e njejtë./Zëri.info