Ne e harruam, por mediumi gjerman vlerëson lart futbollistin e Kosovës për paraqitjen ndaj Anglisë

Ne e harruam, por mediumi gjerman vlerëson lart futbollistin e Kosovës për paraqitjen ndaj Anglisë

Sport September 12, 2019 - 10:52
Detajet

Pas gati dy vitesh të pamposhturm, Kosova pësoi humbje dinjitoze 5:3 nga Kombëtarja e Anglisë në stadiumin “St Mary” në Southampton në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Futbollisti i Hannover’96 Florent Muslija startoi nga minuta e parë kundër “Tre Luanëve” për t’u larguar në fillim të pjesës së dytë për shkak të një ndryshimi taktik të trajnerit Bernard Challandes, shkruan “SportBuzzer.de”, përcjell Zëri.info.

Image

Edhe pse Kosova ra përsëri në vendin e dytë në grupin A, “Dardanët” janë vetëm një pike larg Republikës çeke, e cila ka nëntë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në këtë cikël eliminator.

Nga ana tjetër, Florent Muslija luajti në krahun e djathtë të sulmit të Kosovës dhe tregoi potencialin e tij duke bërë një paraqitje pozitive, derisa bëri presion të mjaftueshëm që erdhi deri te goli i Valon Berishës pas 34 sekondash lojë.

Ndryshe, Muslija, i cili paraqitet në Bundesliga 2 me Hannoverin, debutoi me fanellën e Kosovës në ndeshjen ndaj Republikës çeke më 7 shtator, duke u inkuadruar në pjesën e dytë./Zëri.info

Image