Paqe në 'Vicarage Road', gabimet trashanike ndëshkojnë Arsenalin

Paqe në 'Vicarage Road', gabimet trashanike ndëshkojnë Arsenalin

Sport September 15, 2019 - 19:24
Detajet

Arsenali nuk ka arritur të marrë asgjë më shumë se një barazim kundër Watfordit në kuadër të Premierligës angleze.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Vicarage Road", Arsenali barazoi me rezultat 2:2 përballë Watfordit, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit elitar anglez, mysafirët nga Londra e Veriut e nisën më mirë se vendasit.

Image

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy gola ('21, '31) dhe për rezultatin 0:2 të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, falë gabimeve trashanike të mbrojtësve të Arsenalit, Watfordi shënoi dy gola përmes Cleverleyt ('53) dhe Pereyras ('81) për ta marrë një pikë të artë sot.

Image

Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet në vendin e shtatë me tetë pikë, ndërwsa Watfordi në vendin e fundit me vetëm dy pikë./Zëri.info