Barazimi zhgënjyes i Arsenalit, publikohet nota e Granit Xhakës

Barazimi zhgënjyes i Arsenalit, publikohet nota e Granit Xhakës

Sport September 15, 2019 - 19:30
Detajet

Në ndeshjen e zhvilluar në "Vicarage Road", Arsenali barazoi me rezultat 2:2 përballë Watfordit, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit elitar anglez, mysafirët nga Londra e Veriut e nisën më mirë se vendasit.

Arsenali shënoi dy gola vetëm në pjesën e parë, por vendasit në pjesën e dytë e dominuan ndeshjen dhe shënuan dy gola për ta barazuar rezultatin.

Image

Me këtë barazim, Arsenali mbetet në vendin e shtatë me tetë pikë, ndërwsa Watfordi në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Pas ndeshjes, "WhoScored" ka publikuar notat e lojtarëve, duke shpallur edhe futbollistin më të mirë dhe më të dobët.

Futbollisti më i vlerësuar sot ishte Gerard Deulofeu me notën 9.1, ndërsa më i dobëti ishte greku Sokratis.

Image

Kurse, kapiteni i Arsenalit, mesfushori nga Kosova Granit Xhaka u vlerësua me notën 7.0 për një paraqitje solide sot./Zëri.info