Roma shijon fitoren e parë këtë sezon, Berardi lë shenja me një super-gol

Roma shijon fitoren e parë këtë sezon, Berardi lë shenja me një super-gol

Sport September 15, 2019 - 20:20
Detajet

Roma më në fund e ka gjetur rrugën e fitores pas tre javëve në Serie A.

Ekipi i udhëhequr nga Fonseca mposhti 4-2 Sassuolon në ‘Olimpico’.

Vendasit shpërthyen me katër gola në pjesën e parë, me Bryan Cristante (12’), Edin Dzeko (20’), debutuesi Henkrikh Mkhitaryan (22’) dhe Justin Kluivert (33’).

Pjesa e dytë u barashpesua dhe mysafirët shënuan dy gola për ta ngushtuar avantazhin me super Domenico Berardi (53’ 72’) që realizoi dy herë.

Kjo ishte fitorja e parë e Romës pas dy barazimeve radhazi, ndërkohë Sassuolo ka dy humbje dhe një fitore.