Trajneri italian pas debutimit në Kosovë: Ky ishte problemi im i madh për sot

Trajneri italian pas debutimit në Kosovë: Ky ishte problemi im i madh për sot

Sport September 15, 2019 - 20:58
Detajet

Vushtrria realizoi fitore të madhe në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat minimal 1:0.

Goli i fitores u realizua nga braziliani Vinicius, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri italian i Vushtrrisë që fitoi në debutim, Toma, tha se dëshiron të luajë lojë sulmuese te Vushtrria.

“Në ndeshjen e parë skuadra ime bëri shumë gabime, duhet të punojmë për t’i përmirësuar ato”, deklaroi Toma para mediave pas ndeshjes.

“Ishte problem i madh që të përmirësoj ekipin në aspektin psikologjik, sepse ekipi nuk ishte në nivel në këtë aspekt”.

“Dua që të luajë lojë sulmuese dhe ekipi e bëri atë shumë mirë në pjesën e dytë”, shtoi ai.