Penalltia e Piatek, deçizive në fitoren kundër Veronës së Amir Rrahmanit

Penalltia e Piatek, deçizive në fitoren kundër Veronës së Amir Rrahmanit

Sport September 15, 2019 - 22:40
Detajet

Milani ka regjistruar fitore të vështirë përballë Hellas Veronas në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Mercantonio Bentegodi", Milani ka arritur ta mposhtë skuadrën nga Verona me rezultat minimal 1:0, shkruan Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores për Milanin e shënoi Piatek ('68) nga pika e bardhë.

Image

Nga minuta e parë te Hellas Verona luajtën edhe dy qendër-mbrojtësit shqiptarë Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Kumbulla luajti 90 minuta, derisa Rrahmani u zëvendësua në minutën e 79-të të ndeshjes.

Ndryshe, pas kësaj ndeshje, Milani ngritet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, ndërsa Berona mbetet në vendin e dhjetë me katër pikë./Zëri.info