Shefi i Liverpoolit meriton çdo lëvdatë, qëndroi me tifozin e sulmuar në spital deri pas mesnate

Shefi i Liverpoolit meriton çdo lëvdatë, qëndroi me tifozin e sulmuar në spital deri pas mesnate

Sport September 18, 2019 - 09:40
Detajet

Shefi ekzekutiv i Liverpoolit Peter Moore ka qëndruar në spital me tifozin i cili është sulmuar në një kafene në Napoli para ndeshjes së djeshme në Ligën e Kampionëve.

Një tifoz i Liverpoolit ishte sulmuar para ndeshjes sipas mediave në Itali, shkruan Zëri.info.

Policia e Marseysides thotë se përveç tij, edhe një tifoz tjetër është sulmuar rreth ores 19:00.

Ata ishin cak i një grupi të tifozëve napolitan, derisa janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkaq, Moore ka qëndruar me njërin prej tifozëve të sulmuar në spital deri vonë.

“Jam në spital tani me të. Nuk do ta lëmë atë derisa të ndihet mirë”, shkroi Moore në “Twitter” rreth ores 01:00.

Më pas, ai shtoi: “Stafi i spitalit dhe policia tani kanë ndihmuar Steven (tifozin e Liverpoolit) dhe kanë qenë shumë bashkëpunues. Ai ka kërkuar nga unë që t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen”./Zëri.info