Gjesti i çuditshëm kundrejt tifozëve të Atletico Madridit, Cristiano Ronaldo sqaron gjithçka

Gjesti i çuditshëm kundrejt tifozëve të Atletico Madridit, Cristiano Ronaldo sqaron gjithçka

Sport September 19, 2019 - 14:01
Detajet

Cristiano Ronaldo e ka sqaruar gjestin me duar që e bëri në drejtim të tifozëve të Atletico Madridit gjatë barazimit 2:2 të Juventusit me skuadrën e La Ligës.

Sulmuesi portugez është parë në kamera duke bërë një gjest të çuditshëm pasi dështoi të shënonte nga distanca në minutat e fundit të ndeshjes së djeshme në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Pasi iu drejtua tifozëve madrilen, Ronaldo ishte parë me një gjest kundrejt tribunes, që nënkupton ‘frikësoheni, ose vetëdijësohuni’ – që mund t’i referohet rekordit të tij kundër skuadrës së Diego Simeones.

Por, duke folur pas ndeshjes, ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka thënë në drejtim të gazetarit që e pyeti për këtë çështje: “Mësoni, ju duhet të mësoni”.

Natyrisht, mbrëmja e djeshme ishte frustruese për Juventusin, skuadër e cila ishte në epërsi prej dy golash, por që në minutat e fundit pësoi dy gola për rezultatin përfundimtar 2:2.

Pavarësisht se nuk shënoi mbrëmë kundër skuadrës spanjolle, Ronaldo mban një rekord mahnitës ndaj rivalit të Real Madridit.

Ai ka shënuar tre-golësh vetëm në edicionin e kaluar në ndeshjen e fazes së eliminimit direkt për ta eliminuar Atletico Madridin në Torino./Zëri.info