Liverpooli u rikthehet transfereve, e synon talentin e madh holandez

Liverpooli u rikthehet transfereve, e synon talentin e madh holandez

Sport September 20, 2019 - 17:14
Detajet

Gjiganti anglez Liverpooli, është shumë i interesuar që ta transferojë sulmuesin e ri të PSV Eindhovenit, Donyell Malen.

Faqja e madhe sportive “Goal” raporton se Liverpool është duke e vëzhguar talentin 20-vjeçar, përcjell Zëri.info.

Futbollisti holandez ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2024 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro

Ai këtë vit ka debutuar me Holandën, duke shënuar një gol në dy ndeshje.

Ndryshe, Malen deri më tani, ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat.

Kujtojmë se Liverpooli ka shpenzuar shumë pak në afatin kalimtar të verës ani pse u shpall kampion i Evropës. /Zëri.info

Image