David Silva në fund të edicionit largohet nga Man City, zbulohet skuadra e tij e re

David Silva në fund të edicionit largohet nga Man City, zbulohet skuadra e tij e re

Sport September 20, 2019 - 17:22
Detajet

David Silva do të vazhdoj karrierën në MLS pas largimit nga Manchester City në fund të këtij edicioni, kanë shkruar mediumet angleze të premten.

Mesfushori Silva tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin Inter Miami, që e ka pronar ish-mesfushorin e Anglisë, David Beckham.

Image

Silva te ekipi amerikan do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në verën e vitit të ardhshëm i skadon kontratë me Cityn.

33-vjeçari, me Cityn ka fituar tre tituj kampioni të Anglisë kurse këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat, duke asistuar pesë herë.

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës iu bashkua Cityt në vitin 2010 nga Valencia. /Zëri.info

Image