Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 37-vjeçare

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 37-vjeçare

Sport September 23, 2019 - 13:59
Detajet

Opinioni sportiv në qytetin e Gjirokastrës është gdhirë sot me një lajm të zi.

Ish-mesfushori i Luftëtarit në vitet 2000-2013, Bashkim Gaxhaj, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.

“Panorama Sport” mëson se Gaxhaj vuante nga një sëmundje e rëndë prej pak kohësh, ndërsa sot është ndarë nga jeta. Një lajm shumë i hidhur që ka prekur të gjithë opionionin në Gjirokastër.

Nga ish-kapiteni i Luftëtarit, Arlind Nora dhe të tjerë bashlojtarë nder vite me Gaxhajn kanë postuat në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për këtë largim të parakohshëm nga jeta. Për herë të fundit pjesë e Luftëtarit, Gaxhaj ka qenë në vitin 2013, kur bluzinjtë drejtoheshin nga Nevil Dede në Kategorinë Superiore.

Image

Image