Dembele, mungesa e madhe e Barcelonës në 'El Clasico'

Dembele, mungesa e madhe e Barcelonës në 'El Clasico'

Sport October 09, 2019 - 15:38
Detajet

Anësori i Barcelonës Ousmane Dembele nuk do të luajë në ‘El Clasico’ kundër Real Madridit pasi ai është pezulluar me dy ndeshje mos-lojë për shkak të komenteve në drejtim të gjyqtarit Mateu Lahoz.

Reprezentuesi i Francës është përjashtuar me karton të kuq në fitoren 4:0 të Barcelonës kundër Sevillës, pasi i kishte thënë gjyqtarit: “Ti je shumë i keq”.

Lionel Messi dhe trajneri Ernesto Valverde i kanë dalur në mbrojtje ish-futbollistit të Dortmundit, duke thënë se ai nuk flet mirë në gjuhën spanjolle, shkruan Zëri.info.

Duke folur për “RAC1” , Messi tha: “I tregova gjyqtarit se është e vështirë për Dembelen të thotë diçka të tillë pasi ai nuk flet mirë spanjisht”.

Megjithatë Federata e Futbollit të Spanjës nuk ka tërhiqur vendimin për pezullimin e francezit me dy ndeshje mos-lojë.

Kështu, Dembele do të mungojë në ndeshjet kampionale kundër Eibarit dhe Real Madridit./Zëri.info