‘Ekziston vetëm një Trepçë në botë, ajo është shqiptare’

‘Ekziston vetëm një Trepçë në botë, ajo është shqiptare’

Sport October 09, 2019 - 19:45
Detajet

Policia kosovare nuk e ka lejuar sot futjen e lojtarëve të Crvena Zvezdës në kufirin e Kosovës, derisa ishte paraparë që ky klub ta zhvillonte një ndeshje ndaj Trepçës në Zveçan, shkruan zeri.info

Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë kategorikisht kundër zhvillimit të kësaj ndeshje brenda territorit të Kosovës dhe kishte lajmëruar institucionet përkatës për ndalimin e lojës.

Kjo gjë edhe ka ndodhur pasi autobusi në të cilin ndodheshin futbollistët e Zvezdës është kthyer mbrapshtë në kufi dhe ka marrë rrugë për Beograd pasi nuk i është lejuar hyrja e tyre në territorin e Kosovës.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e grupit të tifozëve “Torcida” nga Mitorvica, të cilët janë shprehur se ekziston vetëm një Trepçë dhe ajo është shqiptare.

“Ekziston vetëm një TREPÇË në botë, dhe ajo është SHQIPTARE”, ka shkruar grupi “Torcida” në rrjetin social “Facebook”./Zëri