Kosova rrezikon të humbë pikë për renditjen e FIFA-s nga ndeshja kundër Gjibraltarit

Kosova rrezikon të humbë pikë për renditjen e FIFA-s nga ndeshja kundër Gjibraltarit

Sport October 10, 2019 - 09:35
Detajet

Sot do të jetë hera e parë ndonjëherë që Kombëtarja e Kosovës dhe e Gjibraltarit do të përballen mes vete në fushën e lojës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00. Rezultati i ndeshjes vlen për renditjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

Kosova dhe Gjibraltari e ndajnë një histori unike futbolli. Federatat e të dyja vendeve u bënë anëtare të FIFA-s në Kongresin e 66-të të FIFA-s në në Mexico City më 13 maj të vitit 2016, raporton Gazeta Express.

Për momentin, Gjibraltari radhitet në vendin e  197-të në ranglistën e FIFA-s, me 889 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 119-ta, me 1164 pikë të grumbulluara deri më tani.

Nëse Kosova fiton në këtë ndeshje, ajo do t’i fitojë 2.58 pikë, pasi që Gjibraltari është i radhitur shumë më dobët në renditjen e FIFA-s, gjithsej 78 vende më poshtë me 275 pikë më pak.

Në rastin e barazimit, Kosova i humb 2.41 pikë, ndërsa në rast disfate i humb 7.41 pikë.

Kjo është hera e parë në disa ndeshje radhazi që Kosova rrezikon të humbasë pikë në rast barazimi, pasi që ndeshjet e kaluara Kosova fitoi pikë edhe nga barazimet për shkak se kundërshtarët ishin të radhitur më mirë sesa Dardanët në listën e FIFA-s.

Sipas rregullave të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R – Rëndësia e ndeshjes

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës

R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale

R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale

R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale

R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

Image

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të.