Guardiola: Nuk do ta shisja këtë futbollist as për 500 milionë euro

Guardiola: Nuk do ta shisja këtë futbollist as për 500 milionë euro

Sport October 10, 2019 - 09:46
Detajet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk do ta shiste mesfushorin e ri, Phil Foden as për 500 milionë euro, transmeton zeri.info 

19-vjeçari ka ardhur nga akademia e klubit anglez, derisa është në garë me yje të nivelit të lartë për të zënë një vend në formacionin e Manchester Cityt, gjë e cila ka bërë që e ardhmja e tij në “Etihad” të vihet në dyshim.

“Ne nuk ia dhamë Fodenit një kontratë të re aksidentalisht. Ai është lojtari i vetëm që s’mund të shitet në asnjë rrethanë – i vetmi. As për 500 milionë euro”, ka thënë Guardiola.

“Phil nuk do të shkojë askund – Phil është City. Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd për atë pozicion”, shtoi spanjolli./Zëri

Image