Maguire: Më gjykoni pas 5 ose 6 vjetësh

Maguire: Më gjykoni pas 5 ose 6 vjetësh

Sport October 10, 2019 - 10:39
Detajet

Harry Maguire nuk e sheh çmimin rekord të transferimit të tij prej 80 milionë funteve një ngarkesë, por dëshiron që t’i jepet kohë së paku 5 vjet në Manchester United para se të gjykohet për vlerat e tij, transmeton zeri.info 

Transferimi i tij në “Old Trafford” e bëri reprezentuesin anglez mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit, me shpresën se 26-vjeçari do ta justifikojë besimin e shfaqur ndaj tij.

Maguire është i vetëdijshëm që tani ai është nën llupën e kritikave dhe është duke kërkuar për vazhdimësi në mesin e shumë të tjerëve në “Old Trafford”, por shpreson që t’ jepet kohë për ta treguar vlerën e tij.

“Është koha afatgjate, ajo është gjëja kryesore. Në pesë ose gjashtë vjet, më gjykoni pastaj – nëse kam qenë sukses në këtë klub apo jo”, ka thënë Maguire.

“Unë besoj dhe jam shumë i bindur se në pesë apo gjashtë vjet, unë do të jem një sukses dhe kam i sigurt që do të kemi shumë, shumë kohëra të mira këtu. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi si skuadër, jo vetëm unë si individ. Unë ndjej se nëse përmiërsohemi si skuadër, unë do të jem një sukses gjithashtu”, u shpreh reprezentuesi anglez.

Maguire ka kontratë jetëgjatë me gjigantin anglez, kështu që duhet t;i jepen disa edicione kohë në mënyrë që ai t’ia rikthejë skuadrës investimin e bërë në të. Sidoqoftë, ai mendon se shifra rekorde e paguar për të nuk do të ndikojë në shpatullat e tij.

Ish-lojtari i Sheffield Unitedit, Hull Cityt dhe Leicesterit mbetet i përqendruar në futboll dhe nuk është i interesuar për paratë e shpenzuara për të. “Nuk më shqetëson fare. Është një gjë në të cilën unë s’mund të ndikojë. Leicesteri deshi të më mbajë dhe ata janë në një pozitë të mirë si klub. Manchester Unitedi deshi të më blejë dhe ata erdhën me një marrëveshje. Është me siguri një marrëveshje e mirë për të dyja palët dhe tani aty ku dua të përqendrohem është futbolli”, shtoi ai.

Maguire momentalisht është i grumbulluar me përfaqësuesen angleze, derisa do të përballet me Republikën Çeke dhe Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian./Zëri