Mediumi anglez: Holanda U-17 nuk fitoi ndaj Kosovës, edhe pse pati këtë statistikë të 'frikshme'

Mediumi anglez: Holanda U-17 nuk fitoi ndaj Kosovës, edhe pse pati këtë statistikë të 'frikshme'

Sport October 10, 2019 - 12:41
Detajet

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës barazoi dje 1:1 me Holandën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info

Të parët në epërsi kaluan “Tulipanët”, nëpërmjet Mylian Jimenezit në minutën 11-të.

Ndërkohë, “Dardanët” e rinj shënuan në minutën 69-të kur Granit Hana i çoi shifrat në 1:1.

Sot, mediumi anglez “Sport Bible” ka shkruar se holandezët nuk arritën të fitojnë ndaj Kosovës edhe pse kishin 90% të posedimit të topit.

Holandezët e dominuan takimin, por “Dardanët” e rinj arritën që të mbaheshin mjaft mirë në mbrojtje dhe të arkëtonin një pikë./Zëri