Mediet serbe: UEFA e FIFA kundër Kosovës, ky pritet të jetë ndëshkimi

Mediet serbe: UEFA e FIFA kundër Kosovës, ky pritet të jetë ndëshkimi

Sport October 10, 2019 - 14:03

Mediet dhe Federata Serbe e Futbollit vazhdon të merren me anulimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë ndërmjet skuadrës fantome Trepçës dhe Crvena Zvezdës e paraparë të zhvillohet në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast autoritetet e Republikës së Kosovës nuk lejuan skuadrës e Zvezdës të futet në territorin e Kosovës pasi nuk kishin leje, shkruan Zëri.info.

Sekretari gjeneral i Federatës së Serbisë, Jovan Surbatoviq për mediumet serbe ka thënë se UEFA e FIFA janë në anën e Serbisë dhe se do ta ndëshkojnë keq FFK-në për këtë veprim, shkruan Zëri.info.

“Ne kemi reaguar, më 8 tetor, dy ditë para ndeshjes. I kemi dërguar një letër urgjente FIFA-s dhe ia përcollëm edhe UEFA-s, të nënshkruar nga Presidenti i FSS, sepse veçse ishim në dijeni se Kosova nuk do ta lejojë skuadrën e Zvezdës të futet në Kosovë. Ne i kemi dërguar një memorandum urgjent, gjithashtu kemi pasur kontakte verbale me drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, i kemi kërkuar që ata të nxisnin dhe të na ndihmonin të luanim lojën. FIFA e bëri të qartë që loja duhej të luhej, megjithatë, këtë herë politika fitoi sportin dhe loja nuk u zhvillua”, ka thënë Jovan Surbatoviq.

“Kjo ishte një ndërhyrje flagrante e politikës në sport dhe shpresoj se FIFA dhe UEFA nuk do ta tolerojnë këtë dhe do të ndëshkojnë ashpër të ashtuquajturën Federata e Futbollit e Kosovës. Ne luftuam me të gjitha mjetet diplomatike dhe kjo ishte një fitore e shkëlqyer diplomatike, pasi FIFA mori në konsideratë argumentet tona në lidhje me lëvizjen e lirë dhe zgjedhjen e klubeve në të cilat garojnë të marrin pjesë”, ka thënë sekretari gjeneral i FFS, i cili mesa duket është vetëm duke i bërë qejfin opinionit në Serbi, pasi FFK-ja është sigurt se këtu asgjë politike nuk ka. Madje ndëshkimi mund të vije për Serbinë e cila vazhdon t’i shkelë rregullat e UEFA-s dhe FIFAs- duke tentuar vazhdimisht ta cenojë territorin e një shteti tjetër duke organizuar ndeshje ilegale, të cilat janë rreptësishtë të ndaluara./Zëri.info

Image