Liga Angleze kishte dashur ta mbajë shortin e Kupës Carabao në hapësirë

Liga Angleze kishte dashur ta mbajë shortin e Kupës Carabao në hapësirë

Sport October 10, 2019 - 14:51
Detajet

Cinikët mund të mendojnë ndonjëherë që futbollistët janë nga një planet tjetër për shkak të jetës luksoze dhe rrogave të “çmendura”, por Liga Angleze e Futbollit deshi që ta çojë këtë në një fazë tjetër, duke e mbajtur shortin për Kupën Carabo në hapësirë, transmeton zeri.info

Ish-shefi i Ligës Angleze të Futbollit, Shaun Harvey ka zbuluar se kishte dashur ta mbante shortin e këtij kompeticioni jashtë planetit.

Ai ishte shef ekzekutiv për gjashtë vjet, derisa u largua në fund të edicionit të kaluar.

“Sinqerisht, ne i hapëm bisedimet me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor”, ka thënë ai./Zëri