Mourinho e refuzoi Lyonin sepse e ka zgjedhur një klub tjetër

Mourinho e refuzoi Lyonin sepse e ka zgjedhur një klub tjetër

Sport October 10, 2019 - 15:20
Detajet

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas thotë se Jose Mourinho e refuzoi ofertën për t’u bërë trajner i klubit francez sepse ai tashmë e ka gjetur një klub tjetër, transmeton zeri.info

Portugezi, i cili ishte shkarkuar nga Mnachester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar, ende nuk është kthyer në stol që prej largimit nga “Old Trafford”.

Por, ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit e Interit ka punuar si analist në paraqitje televizive.

“Ne patëm disa komunikime mjaft të këndshme përmes mesazheve. Ishte mirë për të gjithë. Ai nuk e pranoi propozimin tonë për t’u takuar sepse ai tashmë e ka zgjedhur një klub tjetër”, deklaroi Aulas./Zëri