Reagimi interesant i Federatës së Gjibraltarit: Frustruam Kosovën në Prishtinë

Reagimi interesant i Federatës së Gjibraltarit: Frustruam Kosovën në Prishtinë

Sport October 10, 2019 - 21:36
Detajet

Në mbrëmjen e sontme është zhvilluar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë ka triumfuar Përfaqësuesja e Kosovës me rezultat 1:0, shkruan Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores për "Dardanët" sonte e shënoi futbollisti i talentuar i Diogyorit Florent Hasani.

Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Gjibraltarit.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", GAF ka shkruar: 

"Gjibraltari frustron Kosovën dhe mposhtet 1:0 nga një goditje e devijuar në Prishtinë".

"Një paraqitje e mirë nga Gjibraltari, plot disiplinë, pasion, dëshirë dhe 'luftë' në një vend ku është i vështirë për të marrë rezultat", thuhet më tej.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Malit të Zi të hënën në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'./Zëri.info