Belgjika pranë kualifikimit në 'Euro 2020', Kroacia po shkëlqen në Split

Belgjika pranë kualifikimit në 'Euro 2020', Kroacia po shkëlqen në Split

Sport October 10, 2019 - 22:09
Detajet

Kroacia është duke e 'shkatërruar' Hungarinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' në grupin E.

Pas 60 minutash në Split, skuadra e Zlatko Dalic është në epërsi prej tre golash 3:0, raporton Zëri.info.

Luka Modric ('5) dhe Bruno Petkovic ('25,'42) janë autorët e golave për kroatët në këtë fraksion.

Nga ana tjetër, Belgjika ka shënuar gjashtë gola ndaj San Marinos vetëm në 45-minutëshin e parë ndaj San Marinos në grupin I.

Lukaku ('28,'41), Chadli ('31), Brolli (og,'35), Alderweireld ('43) dhe Tielemans ('45) shënuan për Kombëtaren belge.

Ndryshe, Belgjika sonte me këtë rezultat bëhet skuadra e parë që e siguron plasmanin në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'./Zëri.info