Futbollistët dhe trajneri i Italisë vizitojnë spitalin e fëmijëve në Romë

Futbollistët dhe trajneri i Italisë vizitojnë spitalin e fëmijëve në Romë

Sport October 10, 2019 - 23:12
Detajet

Kombëtarja e Italisë dhe trajneri Roberto Mancini kanë vizituar pacientët në spitalin e fëmijëve në Romë, teksa kanë ftuar familjet dhe mjekët në ndeshjen ndaj Greqisë.

"Azzurri" mund ta sigurojë biletën për 'Euro 2020' në rast të fitores të shtunën në 'Stadio Olimpico' në Romë, shkruan Zëri.info.

Pacienët në spitalin e fëmijëve 'Bambin Gesu' në Romë janë vizituar nga futbollistët e Italisë dhe trajneri Mancini sot, të cilët u kanë sjellur dhurata atyre.

Fëmijët gjithashtu u dhuruan futbollistëve të Italisë disa dhurata simbolike.

Italia ka rezervuar mbi pesë mijë bileta për familjet e pacientëve në këtë spital, derisa këto bileta janë edhe për mjekët e spitalit dhe punonjësit tjerë për ndeshjen ndaj Greqisë.

Gjithashtu, të interesuarit kanë mundësi të dhurojnë donacione për t'i ndihmuar fëmijët në fjalë gjatë ndeshjes në fjalë./Zëri.info

Image