Vlerësimi interesant i Bylbyl Sokolit për ndeshjen Kosovë - Mali i Zi

Vlerësimi interesant i Bylbyl Sokolit për ndeshjen Kosovë - Mali i Zi

Sport October 13, 2019 - 22:57
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Trajneri i njohur kosovar Bylbyl Sokoli është shumë optimist për ndeshjen e nesërme.

"Alternativë tjetër pos fitores ndaj Malit të Zi nuk ka pas fitores së Çekisë ndaj Anglisë", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Kemi të drejtë të shpresojmë në fitore ndaj Malit të Zi duke parë formën e kundërshtarit", vlerësoi trajneri i njohur kosovar.

"Kosova është një skuadër që ka shënuar rritje të nivelit të cilësisë. Jemi favorit absolut", shtoi Sokoli./Zëri.info