'Profa' zbulon se pse u befasua nga Challandes, thotë se do të kemi vështirësi eventuale

'Profa' zbulon se pse u befasua nga Challandes, thotë se do të kemi vështirësi eventuale

Sport October 13, 2019 - 23:17
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli ka mbetur i befasuar nga ndryshimet në formacion në ndeshjen paraprake me Gjibraltarin.

"Kam qenë paksa i befasuar pasi të gjitha Kombëtaret në raste të tilla përgatiten me lojtarët kryesorë para ndeshjeve të radhës", tha fillimisht Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Përparësia jonë është se futbollistët tanë janë në nivel dhe janë më të mirë. Jemi favoritë", vlerësoi Sokoli.

"Vështirësitë eventuale janë se Mali i Zi nuk ka çfarë të humbë dhe se vjen për të fituar", shtoi 'Profa'./Zëri.info