'Bufi': Fatos Beqiraj është shqiptar i Kosovës, po vjen në shtëpinë e tij

'Bufi': Fatos Beqiraj është shqiptar i Kosovës, po vjen në shtëpinë e tij

Sport October 13, 2019 - 23:22
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Në mes të tjerash, aktori Fatmir Spahiu ka folur edhe për ardhjen e Fatos Beqirajt në Prishtinë si futbollist i Malit të Zi.

"Fatosi është një shqiptar i Kosovës, ai po vjen në shtëpinë e tij", tha Spahiu në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Duhet ta trajtojmë komplet sikur lojtari i Malit të Zi", vlerësoi Spahiu.

"Duhet ta fishkëllojmë vetëm në raste kur është nevojshme. Ai ka shkuar te Mali i Zi kur kanë qenë rrethanat që ne s'kemi qenë të pranuar", shtoi më tej Spahiu./Zëri.info