Munishi: Fatos Beqiraj është shqiptar i madh

Munishi: Fatos Beqiraj është shqiptar i madh

Sport October 13, 2019 - 23:26
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Në mes të tjerash, trajneri Ismet Munishi ka folur edhe për ardhjen e Fatos Beqirajt në Prishtinë si futbollist i Malit të Zi.

"Fatosi është një shqiptar i madh", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Sikur çdo lojtar tjetër të Malit të Zi, duhet ta trajtojmë edhe Fatosin njejtë", vlerësoi Munishi.

"Ai zgjodhi të luajë për Malin e Zi për shkak të rrethanave", shtoi më tej trajneri i Ballkanit./Zëri.info