Munishi: Trajneri i Malit të Zi ka luajtur për Zvezdën, e njoh atmosferën në stadiumin tonë

Munishi: Trajneri i Malit të Zi ka luajtur për Zvezdën, e njoh atmosferën në stadiumin tonë

Sport October 13, 2019 - 23:38
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka folur edhe për trajnerin e Malit të Zi Faruk Hadzibegic, për të cilin thotë se e njeh atmosferën në stadiumin tonë.

"Trajneri i Malit të Zi e njeh atmosferën në 'Fadil Vokrri", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Ka qenë futbollist i Zvezdës dhe ka luajtur aty", vlerësoi Munishi.

"Kemi gjasa të mira, e kemi edhe Ligën e Kombeve, ku na kthehet edhe futbollisti Arbër Zeneli", shtoi më tej Munishi./Zëri.info