Formacioni i Kosovës me Hadërgjonajn në sulm, Bylbyl Sokoli befason me këtë deklaratë

Formacioni i Kosovës me Hadërgjonajn në sulm, Bylbyl Sokoli befason me këtë deklaratë

Sport October 13, 2019 - 23:50
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Muric; Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Berisha, Shala; Hadërgjonaj, Rashica, Celina dhe Muriqi është një formacion që po spekulohet se do të luajë nesër nga fillimi për Kosovën.

Ndërkaq, vendosjen e Florent Hadërgjonajt në sulm e ka komentuar trajneri Bylbyl Sokoli, i cili thotë:

"Hadërgjonaj është njëri prej lojtarëve që më ka pëlqyer më së shumti", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Ai ka treguar cilësi në fazën ofanzive, por edhe fazën defanzive e ka të mirë", vlerësoi Sokoli.

"Mendoj që është formacion që më pëlqen në aspektin e filozofisë dhe idesë. Të gjithë futbollistët me karakter që na shton optimizimin", shtoi Sokoli./Zëri.info