Në prag të sfidës me Malin e Zi, Herolind Shala me një premtim të madh për 'Dardanët'

Në prag të sfidës me Malin e Zi, Herolind Shala me një premtim të madh për 'Dardanët'

Sport October 13, 2019 - 23:57
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

I rikthyeri në Përfaqësuese pas rikuperimit nga lëndimi, Herolind Shala është optimist për ndeshjen e nesërme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shala ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm të japin gjithçka.

“Përgatitjet kanë shkuar mirë para ndeshjes ndaj Malit të Zi. Jemi gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’iu bërë të lumtur. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, ka shkruar Shala në profilin e tij në "Facebook"./Zëri.info