Zidane befason me fjalët e tij pas humbjes nga Mallorca

Zidane befason me fjalët e tij pas humbjes nga Mallorca

Sport October 20, 2019 - 08:16
Detajet

Zinedine Zidane ka refuzuar të thotë që është i shqetësuar pas humbjes së Real Madridit nga Real Mallorca, por i ka bërë thirrje ekipit të tij që të tregojë vazhdueshmëri, transmeton zeri.info

Ecuria pa humbje e Realit në këtë fillim të edicionit në La Liga mori fund në “Son Moix” të shtunën, kur u mposht minimalisht 1:0.

“Problemi është se ne duhet të tregojmë çdo tri ditë që jemi të mirë. Kjo është vështirësia – ne nuk e bëjmë. Nuk do të them që jam i shqetësuar sepse nuk më pëlqen fjala, por nëse duam të fitojmë diçka këtë edicion, na duhet vazhdueshmëri”, ka deklaruar Zidane.

“Lëndimet nuk janë një arsyetim”, shtoi ndër të tjera strategu francez./Zëri