Dallim i madh mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

Dallim i madh mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

Sport October 20, 2019 - 08:52
Detajet

Qasja shkurtpamëse e Manchester Unitedit e ka lënë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit me një mungesë të karakterit, sidomos duke e krahasuar me Liverpoolin e Jurgen Kloppit. Të dyja këto skuadra do të përballen mes vete të dielën, në derbin e madh të Anglisë, transmeton zeri.info 

Liverpooli i shkon Manchester Unitedit të dielën si lider i tabelës, gati tetë muaj që prejse lëshuan pikë në ligë dhe duke e ditur që një tjetër fitore mund ta çojë Unitedin deri në pozitën e 17-të pas ndeshjeve të fundjavës. Duke u bazuar në paraqitjet e këtij edicioni, është e vështirë të shohësh se si ky ekip i Unitedit mund ta lëndojë Liverpoolin e Jurgen Kloppit, por ndoshta gjëja më e keqe për dështimin që janë duke e përjetuar tani është se ata nuk kanë ndonjë shans tjetër, përveçse të pajtohen me të, së paku tani, shkruan e përditshmja angleze “The Guardian”.

Në fund të aventurës së tij në Manchester Jose Mourinho po i bënte të gjithë të mjerueshëm – lojtarët e tij, çdokënd që detyrohej t’i shikonte ata rregullisht dhe madje edhe veten e tij. Unitedi ishte pak a shumë i papërballueshëm para se ai të shkarkohej në dhjetorin e kaluar. Por edhe pse portugezi nuk njihet për futbollin e rrjedhshëm, është një gjë që ai e garanton: titujt. Në shkarkimin e tij Unitedi në mënyrë efektive njoftoi se disa gjëra, në veçanti përkushtimi ndaj të rinjve dhe futbollit sulmues, ishin më të rëndësishme për ta sesa titujt.

10 muaj më vonë ata kanë një trajner që ua beson fatin e tij të rinjve dhe pa dyshim që e ka bërë skuadrën më pak të mërzitshme, por që nuk duket se do të mundë të sigurojë ndonjë titull në të ardhmen e afërt. Në futboll ju gjithmonë duhet të keni kujdes me atë që dëshironi: ju s’mund të braktisni mendjen e vetme në kërkim të suksesit vetëm për ta ndryshuar përsëri atë disa muaj më vonë, për shkak se alternativa nuk ishte mjaftueshëm e suksesshme. Dikush mund të mendojë që shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaerit do ta ndihmonte Unitedin për të ecur përpara, por nuk do të ishte një lëvizje e drejtë, thjesht një lëvizje e pakuptimtë.

Nëse Unitedi pendohet për vendimin e tij për ta emëruar Solskjaerin, para se të mendojnë për zëvendësimin e tij duhet ta ekzaminojnë se pse e zgjodhën atë së pari, të gjejnë fajet e tij në metodologji dhe të provojnë t’i zgjidhin ato. Nuk ka kuptim të bëhet një tjetër veprim i nxituar para se t’i zgjidhin çështjet që dërguan në vendimet e tjera të nxituara, që i morën deri më tani.

Mourinho është kritikuar për shkak të periudhës trivjeçare si trajner, por kjo është ndoshta jetëgjatësia e duhur për shumicën e trajnerëve në ekipet e mëdha. Para se të bëhet ndonjë emërim tjetër personat përgjegjës duhet të dinë se çfarë duan që të arrijë skuadra gjatë viteve në vijim dhe duhet të besojnë se ky emërim do të jetë i duhuri për t’i arritur objektivat.

Kur Unitedi e zgjodhi Solskjaerin si një zgjidhje afatshkurtër, që do të ishte i mirëseardhur nga tifozët, ai dukej si një zgjedhje e mirë për këto ambicie të limituara. Por edhe pse fillimisht ai ishte i suksesshëm, kur ata e bënë të përhershëm emërimin e tij ishte shumë e vështirë të shohësh se çfarë pritën ata të arrihet.

Kur Liverpooli e emëroi Kloppin, në anën tjetër, historia dhe personaliteti i tij e bënë të arsyeshme pritjen që ai mund ta fitojë Ligën angleze ose Ligën e Kampionëve brenda pak viteve. Çfarë premtoi saktësisht Solskjaeri? Nëse ai do të kishte arritur më tepër për disa muaj më shumë, ata do të ishin me fat dhe shpeshherë transferimet e tyre të lojtarëve kanë qenë shkurtpamëse.

Duket sikur askush nuk bëri ndonjë analizë para se Unitedi ta emërojë Solskjaerin. Ata e gjetën veten në një ecuri të mirë të rezultateve, nuk kishin ndonjë përgjigje tjetër dhe morën një zgjidhje më të lehtë.

Tani ja ku janë, afër ndeshjes në shtëpi ndaj Liverpoolit, njërit prej rivalëve të tyre historikë, derisa gjenden në mes të tabelës dhe me pak gjasa për të fituar. Edhe pse në United pas periudhës së Fergusonit Liverpooli ka vuajtur në “Old Trafford”, ata kanë fituar vetëm një herë në dekadën e fundit dhe aq moti, saqë Luis Suarezi ishte në listën e golashënuesve. Por momentalisht ky ekip i Liverpoolit i njeh vetëm dy forma të paraqitjes: ata ose luajnë jashtëzakonisht mirë dhe i shkatërrojnë skuadrat kundërshtare, ose vuajnë, por në njëfarë mënyrë fitojnë. Në cilëndo mënyrë ata vazhdojnë të fitojnë.

Kur i krahasoni skuadrat, Unitedi nuk vuan shumë nga mungesa e kualitetit, ka lojtarë të shkëlqyeshëm, edhe pse Liverpooli ka më shumë, por vërehet mungesa e lidershipit. Klopp ka liderë në çdo vijë: Virgil van Dijk në mbrojtje, James Milner e Jordan Henderson në mesfushë dhe një sulm me aq shumë kualitet. Sigurisht trajneri që e ka besimin e plotë në klub. Unitedi në njëfarë mënyre si skuadër duket se e ka humbur karakterin.

Liverpooli duket i sigurt për të vazhduar luftën për tituj përsëri, por para triumfit në Ligën e Kampionëve në qershor ata kishin fituar vetëm një Kupë të Ligës në 13 vjet dhe kanë kaluar 30 vjet që prej titullit të fundit në Ligë. Atyre u është dashur të presin gjatë, por ky është futbolli. Unitedi ende është duke e marrë veten nga largimi i njeriut që mund të quhet trajneri më i madh i të gjitha kohërave dhe edhe pse mund të gjejnë më shpejt një zgjidhje, ndoshta do të marrë 15 ose 20 vjet para se ta fitojnë Premierligës përsëri.

Ashtu si Liverpooli, Unitedi nuk do të mësohet kurrë të mos fitojë dhe historia e tyre do të vazhdojë t’i rrisë ambiciet e tyre. Por nostalgjia nuk është gjithmonë e shëndetshme dhe nëse kaloni shumë gjatë duke kërkuar të kaluarën ju rrezikoni ta humbni kontrollin e së ardhmes. E gjitha që ka rëndësi për Unitedin tani është e tashmja, trajneri i ri në përpjekjen e tyre për t’u rindërtuar dhe për ta gjetur zgjidhjen, më mirë vonë se kurrë, se çfarë duhet të bëhet në vazhdim./Zëri