Messi e votoi për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në FIFA, këto janë fjalët e Manes

Messi e votoi për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në FIFA, këto janë fjalët e Manes

Sport October 20, 2019 - 09:51
Detajet

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane e pranon se ishte një kompliment i madh për të që ishte numri një në votat e Lionel Messit për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA, transmeton zeri.info 

Reprezentuesi senegalez e mori votën e parë të Messit për çmimin që u dha në muajin e kaluar, derisa në fund kishte qenë vetë argjentinasi që kishte fituar, ndërsa Mane kishte dalë i pesti.

“Është një kompliment i madh kur Messi voton për ty. Nëse e shikoni se ku kam ardhur, tregon se kam ardhur larg. Pa qenë për një kohë të gjatë në një akademi, erdha këtu. E gjitha që mund t’iu them (fëmijëve) edhe të vazhdoni të punoni shumë dhe të ndiqni ëndrrën tuaj”, ka deklaruar Mane.

Ndërkohë, kur u pyet se a do t’ia kthejë nderin Messit nëse i jepet rasti, sulmuesi i Liverpoolit bëri shaka: “Po, sigurisht, pas Virgilit. Jo, Virgil është i jashtëzakonshëm, lojtar i madh, por më vjen keq Virgil, duhet të jetë Messi para teje”./Zëri