Gjilani e Ferizaj nikoqir të dy super-ndeshjeve në Superligë

Gjilani e Ferizaj nikoqir të dy super-ndeshjeve në Superligë

Sport October 20, 2019 - 10:09
Detajet

Java e 10 e Ipko Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy superndeshje.

Skuadra pretendente për titull Drita në fushën e vetë e pret befasinë më të madhe të këtij kampionati Ballkanin i cili tashmë ka hapur kandidaturën për kreun e tabelës.

Ndeshja tjetër është ajo në Ferizaj ku skuadra e Ferizajt ndeshet me Prishtinën, shkruan Zëri.info.

Të dyja ndeshjet janë jashtëzakonisht interesante kjo për faktin se pikët janë mese të domosdoshme për skuadrat.

Për Dritan e Ballkanin që assesi nuk guxojnë të humbasin për ta ruajtur hapin me skuadrën e kreut.

Ngjashëm mund të thuhet edhe për Prishtinën e cila pas barazimit në mesjavë me Drenicën më nuk guxon të gabojë, derisa Ferizaj që po kalon në probleme të mëdha për shkak të financave do ta ketë bukur shumë problem të motivohet sot.

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

Të premten dhe të shtunën janë zhvilluar ndeshjet tjera ku sollen keto rezultate:

Feronikeli - Gjilani 1:2

Llapi - Trepça'89   4:1

Dukagjini - Vushtrria 1:0

Flamurtari - Drenica  0:0. /Zëri.info