Prishtina nis sonte misionin në FIBA Europe Cup

Prishtina nis sonte misionin në FIBA Europe Cup

Sport October 23, 2019 - 08:21
Detajet

Sigal Prishtina sonte në orën 19:00 do të përballet me Apoel Nicosian në ndeshjen e parë të grupeve për këtë edicion në FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, si dhe për edicionin e ri në FIBA Europe Cup, shkruan Zëri.info.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspils të Letonisë dhe Medi Bayreuth të Gjermanisë.

Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin në Kosovë, Kupën dhe Superkupën, derisa gjithashtu edicionin e kaluar arriti suksesin më të madh në FIBA Europe Cup, duke arritur në Top-16, kurse hera e parë që mori pjesë në këtë garë ishte viti 2015.

Apoel ka përfunduar në vendin e tretë edicionin e kaluar në Ligën e Qipros, derisa ylli i grupit është Dardan Berisha i Sigal Prishtinës.

Kampionët e Kosovës shpresojnë të kenë një edicion sa më suksesshëm në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit morën pjesë edhe në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Sigal Prishtina - Apoel Nicosia zhvillohet sonte, në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë./Zëri.info