Mezani: Kjo që na ndodhi sot nuk duhet lejuar më

Mezani: Kjo që na ndodhi sot nuk duhet lejuar më

Sport October 23, 2019 - 16:18
Detajet

Në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit me rezultat 3:0, fitore kjo që e dërgon skuadrën e Gentjan Mezanit në vendin e parë në tabelë me 24 pikë, shkruan Zëri.info.


Megjithatë tekniku shqiptar ka pasur disa kritika për lojtarët e tij edhe përkundër fitores së thellë.

“Edhe pse rezultati ishte bindës, Llapi na ka bërë shumë vështiri. Ne patëm fatin që shënuam në pjesën e parë dhe kjo na lehtësoi lojën në vazhdim. Mirëpo, jam shumë i pakënaqur me skuadrën në aspektin se lejojmë shumë goditje në portë dhe portieri ynë sot ka pasur shumë punë, gjë e cila nuk guxon të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Mezani për Supersport duke folur hapur për objektivat e mëdha që ka sivjet skuadra gjilanase.

“Sivjet kemi sjellë lojtarë me eksperiencë dhe kjo na detyron të jemi më të përqendruar në objektivin. Sigurisht që kemi rritur shpenzimet kështu që edhe objektivat janë shtuar”, ka përfunduar Mezani./Zëri.info