Sigal Prishtina – Apoel Nicosia, ky është rezultati pas pjesës së parë

Sigal Prishtina – Apoel Nicosia, ky është rezultati pas pjesës së parë

Sport October 23, 2019 - 19:55
Detajet

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Sigal Prishtina – Apoel Nicosia,, e vlefshme për Grupin C të FIBA Europe Cup.

Pas 20 minutave të parë, Prishtina është në epërsi bindëse 60:45, rezultat ky shumë premtues për fitore në këtë përballje.

Dardan Berisha me 25 pikë ishte më efikasi te kampionët e Kosovës, Divine Myles i shtoi 14, ndërsa kapiteni Edmond Azemi kontribuoi me 10 pikë.

Te skuadra mysafire më i dalluari ishte Laron Dendy me 11 pikë, i pasuar nga Michael Sanchez Cuffee me 10 pikë.