Talenti Mason Greenwood e shfrytëzon Partizanin e Beogradit për rekorde

Talenti Mason Greenwood e shfrytëzon Partizanin e Beogradit për rekorde

Sport November 08, 2019 - 14:38
Detajet

Talenti i madh Mason Greenwood ka arritur një rekord të madh me fanellën e Manchester Unitedit.

Unitedi ka marrë një fitore të rehatshme 3-0 ndaj Partizanit në Ligën e Evropës të enjten, me Greenwoodin, që ka vendosur një rekord të ri të klubit në këtë garë.

18-vjeçari shënoi golin e parë në Old Trafford në minutën e 21-të përpara se të asistojë për Anthony Martialin te goli i dytë në minutën e 33-të.

Me një gol të shënuar dhe me një asistim, Greenwood u bë lojtari më i ri i klubit anglez që ka shënuar dhe ka asistuar në një lojë evropiane.

Duke vepruar kështu, në moshën 18 vjeç dhe 37 ditë anglezi theu një rekord të mbajtur më parë nga Wayne Rooney, i cili bëri të njëjtën gjë si një 18-vjeçar në shtator të vitit 2004 kundër Fenerbahçes.

Greenwood tani ka shënuar dy herë në Ligën e Evropës, pasi gjeti golin kundër Astanas në shtator.

Legjenda Paul Scholes e ka mbështetur adoleshentin, duke thënë që ka potencial të bëhet më i mirë përballë golit të Rashfordit.