Zyrtare: Zvicra e ka një super-lajm për Granit Xhakën

Zyrtare: Zvicra e ka një super-lajm për Granit Xhakën

Sport November 08, 2019 - 15:37
Detajet

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.

“Helvetikët” do të ndeshen me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin më 15, përkatësisht 18 nëntor, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropain “Euro 2020”.

Pjesë e futbollistëve të ftuar janë vetëm dy shqiptarë: Granit Xhaka (Arsenal dhe Albian Ajeti (Watford).

Lajmi për Xhakën është tejet pozim pas problemeve të mëdha që po kalon te Arsenali ku i është hequr shiriti i kapitenit pas një konflikti me tifozët.

Më herët, pjesë e formacionit bazë të Zvicrës ishin pesë shqiptarë, ndërsa tashti ftohen vetëm dy.

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar pasi që nuk është rikuperuar ende nga lëndimi. /Zëri.info

Image